Mediet serbe vazhdojnë të merren me ngjarjet e të hënës së kaluar në Mitrovicë kur nga njësit speciale të Policisë së Kosovës u arrestua Marko Gjuriq.
Duke komentuar rreth këtyre zhvillimeve, gazeta “politika”, zbulon se kërkesën për dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë e kishte bërë prefekti i Mitrovicës veriore Goran Rakiq, transmeton Koha.net.
Siç shkruan kjo gazetë, Rakiq e kishte ftuar kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiq ta dërgonte ushtrinë në Kosovë.
“Ne do të vetorganizohemi, por na ndihmoni, presim përkrahjen dhe mbrojtjen tuaj”, citon “politika” të kishte thënë Rakiq.
Beogradi nuk e kishte dërguar ushtrinë, por po në atë mbrëmje e kishte mbajtur mbledhjen e Këshillit të Sigurisë ndërsa Vuçiq duke iu drejtuar kombit, arrestimin e Gjuriqit e kishte quajtur “banditizëm të pastër” të përkrahur nga disa vende.
Tri ditë pas ngjarjeve në Mitrovicë, Ushtria e Serbisë ka mbajtur stërvitjet “Sadejstvo 2018”. Stërvitjet në botë dhe në Kosovë u cilësuan demonstrim i fuqisë ushtarake të Beogradit.
-
Kërcënim i ri nga Serbia
-
Vuçiq: Radoiçiq nuk ndiqet për krim, por për shkak të Kosovës
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Vuçiq për Kosovën: Tani do të kishim me çfarë të shkonim në luftë, por nuk dua luftë
- Evropa e ka “ngrirë” Vuçiqin: po përgatitet fundi i diktatorit