Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci shënon “Ditën ndërkombëtare të tokës”

Me mbjelljen e luleve në oborrin e Komunës, në qendër të qytetit dhe në oborrin e OJQ “Hareja” në qytetin e Rahovecit, kanë filluar aktivitetet për shënimin e “Ditës ndërkombëtare të tokës”, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Qëllimi i aktivitetit është vetëdijesimi i qytetarëve për një ambient të pastër dhe të shëndosh si dhe vetëdijesimi për ruajtjen e ambientit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, nxënës të shkollave fillore, mësimdhënës, OJQ-të dhe zyrtar komunal.

Aktivitetet për shënimin e “Ditës ndërkombëtare të tokës”, e ka mbështetur Projektit Zviceran “DEMOS”, me dhurimin e luleve dhe dorezave.