Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci mbjell 12 drunj dekorativë në kompleksin përkujtimor të heronjve e dëshmorëve

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e “Javës së heronjve dhe dëshmorëve të Komunës së Rahovecit”, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga Ervin Hoxha, drejtor i DKRS-së dhe Vajdin Berisha, kryetari i OVL e UÇK-së, në Rahovec kanë vizituar kompleksin përkujtimor në vendin e quajtur “Gradish”, që gjendet në mes të fshatrave Xërxe dhe Gexhe.

Gjatë kësaj vizite, Latifi dhe zyrtarët tjerë që ishin në vizitë, kanë mbjellë 12 drunj dekorativë në këtë kompleks përkujtimor.