Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahimaj: Në Kamenicë janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb

kamenice

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në një aksion të institucioneve të rendit në këtë komunë janë arrestuar dy drejtorë të shkollave të sistemit paralel serb në këtë komunë. 

“Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin”, ka shkruar Rahimaj në Facebook. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai e ka cilësuar aksionin si një nga më të rëndësishmit e viteve të fundit. 

“Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale”, ka shkruar ai, pa specifikuar se për çfarë veprash penale dyshohen.

KOHA ka kërkuar sqarime për aksionin nga Prokuroria Themelore në Gjilan dhe posa të marrë përgjigje teksti do të përditësohet.