Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ragmi Mustafi emërohet këshilltar i Bislimit

Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës është emëruar këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Këtë Mustfi e ka quajtur mundësi të “jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën.

“Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”, ka shkruar Mustafi në Facebook.

Mustafi të mërkurën ka postuar në Facebook edhe një fotografi me kryeministrin Albin Kurti, ku e ka quajtur lajm të mrekullueshëm atë që Qeveria e Kosovës ka ndarë 254 mijë e 562 euro për pajisje me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në shkollat fillore në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

“Bashkëpunimi për trajtimin falas të teksteve mësimore për herë të tretë është një hap i madh drejt arsimimit të qëndrueshëm. Kjo do të ndihmojë nxënësit dhe familjet e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Trasuam rrugë bashkëpunimi, frytet e të cilave vazhdojnë për shqiptarët e Luginës. Krenohemi për angazhimin dhe ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë”, ka shkruar Mustafi.

Artikuj të ngjashëm