Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rafuna thotë se buxheti për ushtrinë pritet të jetë 13.4 milionë euro

Foto: Koha

Ushtria e vendit tonë sivjet pritet ta ketë buxhetin e saj 13 milionë e 400 mijë euro, pjesa dërmuese e këtyre mjeteve financiare do të destinohen për blerjen e armëve dhe municionit. Rritje të buxhetit 100 për qind sikur për FSK-në, do të ketë edhe për policinë e Kosovës nga 1.3 milionë në 2. 5 milionë euro.

Kjo rritje e buxhetit për vitin 2020 ka për qëllim forcimin e ushtrisë, policisë dhe sovranitetin e vendit tonë.

Po në këtë vit sikur në vendet e rajonit, pritet që Kosova me Kodin e ri të doganës dhe akcizës të ngritë limitin e lirimeve doganore për mallrat e importuara, nga 20 euro sa është aktualisht në 40 euro.

Ministri në detyrë i Financave, Lulëzim Rafuna në një intervistë për KosovaPress tha se rritja e këtij buxheti është interes publik për vendin dhe për sigurinë e vendit, sipas të cilit, duhet të procedohet tutje dhe të ketë një ujdi mes partive parlamentare për ta votuar buxhetin.

Rafuna thotë se buxheti i vitit 2020 është buxhet më i lartë se i vitit paraprak, 2 miliardë e 467 milionë euro i cili nuk parash ngritjen e ndonjë tatimi ekzistues apo ndonjë tatimi të ri, teksa shtoi se buxheti rritet nga zhvillimi i aktiviteteve ekonomike. Madje, ky projektbuxhet buxhet nëse arrin të votohet në Kuvendin e Kosovës, pas marrëveshjes ndërmjet dy subjekteve politike, LV dhe LDK, nuk do të pësoi ndryshime të mëdha dhe prioritet do ta ketë zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë dhe fushën e drejtësisë.

“Ky buxhet prioritet ka zhvillimin ekonomik të vendit, arsimin shëndetësinë si dhe fushën e sundimit të ligjit… Për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për policinë e Kosovës buxheti është rritur në 100 për qind, te pjesa e armatimit dhe municionit. Buxheti për ushtrinë ishte 6 milionë e 700 mijë euro, tani 13 milionë e 400 mijë, për policinë e Kosovës ishte 1 milionë e 300 mijë ndërsa tani është 2 milionë e 500 mijë. Qëllimi është që ta forcojmë ushtrinë, policinë dhe ta forcojmë sovranitetin e vendit tonë”, thotë Rafuna.

Edhe Rafuna thotë se buxheti për ushtrinë pritet të jetë 13.4 milionë euro Video Rafuna thotë se buxheti për ushtrinë pritet të jetë 13.4 milionë euro

Ministria e Financave, sipas ministrit në detyrë, ka përgatitur Kodin e ri të doganës dhe akcizës, meqë në Bashkimin Evropian kanë ndryshuar direktivat, por edhe në vendet si Maqedonia Veriore dhe Shqipëria kanë bërë adoptimet e fundit të direktivave të BE-së, ku edhe është ngritë limiti i lirimeve për vlerën e mallrave të importuara.

“Edhe ne e kemi përgatitur draftin, i cili tani gjendet në Ministri të Financave dhe besojmë që me Qeverinë e re, që do të vjen, drafti do të procedohet tutje në Kuvendin e Kosovës për aprovim ku do të jetë e njëjta vlerë, pra në 40 euro, për arsye se do të jetë e harmonizuar me direktivat e BE-së. Kodi i doganës dhe akcizës është ende në Bruksel për komentet e fundit për faktin se ne shkëmbejmë në periudha të rregullta. Me hyrjen në fuqi të Kodit të doganave dhe të akcizës, të riun, do të vijmë deri te kjo vlerë e lirimit sikurse në Maqedoni të Veriut , Shqipëri dhe do të jetë e harmonizuar me vendet e tjera”, deklaron Rafuna.

Ai beson që qeveria e re do ta procedon dhe do të aprovohet në Kuvend të Kosovës që të hynë në fuqi këtë vit, për arsye se është edhe kërkesë që del nga raporti i progresit i Komisionit Evropian për vendin.