Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se edhe përkundër krizës nuk ka indikacione që ndonjë investitorë i huaj po mendon të largohet nga Kosova.
Por sipas tij, duhet që të hiqen të gjitha barrierat dhe të hapet një kanal më i thjeshtë i komunikimit me investitorë të huaj.
“Nuk kam indikacion që ndonjë investitorë i huaj ka shprehur frikën të ikë nga Kosova. Por duhet të punojmë të thithim investime të tjera duke përfshirë Odën Ekonomike dhe Qeverinë që të reduktohet të gjitha ato barriera dhe të hapet një kanal më i thjeshtë i komunikimit me investitorë të huaj”.
Madje ai ka thënë se për të ndihmuar qytetarin dhe biznesin Qeveria duhet të ofrojë mundësitë më të mira buxhetore.
Sipas tij, të gjitha institucionet do të duhej të diskutonin për gjetjen e një zgjidhje në këtë fazë, duke konsideruar si mundësi edhe pezullimin e tatimit e akcizës, apo edhe subvencionimin e bizneseve.
Edhe
Oda Ekonomike kërkon urgjent një pako ndihmëse për prodhuesit: Jemi me vite prapa
“Gjithmonë për ta ndihmuar biznesin dhe qytetarin duhet që Qeveria e Kosovës të shoh se cilat janë mundësitë më të mira buxhetore. A është më mirë të intervenohet me të hyrat duke pezulluar për një kohë të caktuar qoftë tatimin e akcizës e doganor, apo ta sheh që të intervenohet duke subvencionuar bizneset. Më e mira kish me qenë që ne të gjithë të ulemi dhe të shohim se cila është mundësia më e mirë nëpërmjet intervenimit të të hyrave në kuptim të marrjes së të hyrave për lirim apo reduktim të ndonjë tatimi apo te shpenzimet nëpërmjet subvencionit që i ofron Qeveria”.
Ai tha se prodhuesit po ballafaqohen me sfida të mëdha e tash edhe nga reduktimet e energjisë elektrike, andaj Rafuna thotë se duhet të paralajmërohen me kohë në mënyrë që të këtë pasoja më të vogla, raporton EO.
-
Rafuna: Po humben fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente
-
Bizneset kërkojnë të shmangen zgjedhjet, duan masa mbështetëse ekonomike
-
Rafuna: ZRRE-ja e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë
-
Rafuna: Për shkak të krizës institucionale, investimet kanë ngecur dhe bizneset po zhvendosen