Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Radhë të gjata të aplikuesve në Fakultetin e Mjekësisë, pa maska e distancë

Një numër i madh i kandidatëve për regjistrim në Fakultetin e Mjekësisë po presin para këtij objekti për t’i dorëzuar dokumentet për regjistrim.

Rendi i gjatë i tyre është bërë në oborrin e fakultetit por pak prej tyre shihen të kenë maska.

Sipas masave të Qeverisë në turma nuk lejohet të qëndrosh pa maskë.

Javëve të fundit janë regjistruar një numër i madh i rasteve me COVID-19. Aktualisht në nivel vendi janë 21.922 raste aktive me koronavirus.