Dhjetëra nxënës të Hanit të Elezit po dalin rreth një orë më herët se zakonisht nga shtëpitë.
Megjithatë ata po vonohen përditë pa fajin e tyre në orët e para nëpër shkollat e mesme të Kaçanikut, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë kryesisht të drejtimeve profesionale që nuk ofrohen në qytezën jugore. Ata po dalin në orën 12:00 nga shtëpia dhe po kthehen tek në nëntë të mbrëmjes.
Edhe më shumë po humbin nxënësit që vijojnë shkollimin e mesëm në Ferizaj. Nuk po i mbajnë dy orët e fundit me qëllim që të mundë të zënë autobusët e linjave të mbrëmjes drejt Hanit të Elezit. Pasojat po i ndiejnë edhe bizneset lokale.
Një kompani ka ndërprerë linjat Kaçanik-Han i Elezit dhe anasjelltas. Ato që po i mbajnë i kanë dyfishuar çmimet. Taksistët i kanë pesëfishuar. Kurrkush nuk po del prej qytetit pa e pasur ndonjë zor të madh.
Prej tetë majit, kur Ministria e Infrastrukturës mbylli rrugën Kaçanik-Hani i Elezit, pas shembjes së dheut përgjatë rrugës nacionale, kanë ndryshuar planet e kujtdo që ka punë jashtë qytetit. Kanë ndërruar planet edhe ata që ia mësyjnë qytezës kufitare.
Është pesëfishuar koha e mbërritjes nga Hani i Elezit në Kaçanik, ose anasjelltas, për shkak se duhet të përshkojnë rrugën gjarpërore që zgjatet nëpër kodra e rrafshnalta prej anës së Glloboqicës e nëpër Gorancë. Udhëtimi që normalisht nuk zgjat më shumë se dhjetë minuta ndërmjet dy qytezave, tani merr më shumë se një orë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vetura del nga rruga në Kaçanik, mbyllet rruga për në Han të Elezit
-
Intervistohet pronari i një lokali në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim nga ushqimi
-
Ballazhi: 110 raste me simptoma të gastroenteritit në Han të Elezit
-
Dyshohet se 65 persona janë helmuar në Han të Elezit, tre u dërguan në QKUK
-
Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni u mbyll e u rihap kufiri me Kosovën