Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarëve u duhet të enden me mbeturina, Komuna thotë se shportat do të vendosen shpejt

Qytetarët që frekuentojnë rrugën “Agim Ramadani”, prapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë, duhet të ecin me metra të tëra për t’i hedhur mbeturinat në vendet e destinuara.

Kjo pasi në pjesën më të madhe të rrugës mungojnë shportat, ku qytetarët do ta kishin më lehtë t’i hidhnin mbeturinat, e jo këtë ta bënin nëpër rrugë.

Shportat mungojnë edhe në rrugën “Luan Haradinaj”.

Qytetarët shprehen të pakënaqur me mungesën e shportave, derisa kërkojnë vendosjen sa më të shpejtë të tyre.

Në Komunën e Prishtinës thonë se shportat kanë qenë të vendosura nëpër rrugë, por janë shkatërruar.

Sipas, zëdhënësit Adonis Tahiri, procedura për vendosjen e shportave të reja është në fazën e fundit të tenderimit dhe, nëse nuk paraqiten ankesa, procesi nuk do të zgjasë shumë.

Edhe Qytetarëve u duhet të enden me mbeturina, Komuna thotë se shportat do të vendosen shpejt Video Qytetarëve u duhet të enden me mbeturina, Komuna thotë se shportat do të vendosen shpejt

Pak më mirë të pajisura me shporta mbeturinash janë tri sheshet në kryeqytet, “Zahir Pajaziti”, “Nënë Tereza” dhe “Ibrahim Rugova”.

Ndërsa, së fundmi, Komuna ka vendosur shporta të reja në platonë “Mbi kurriz”, në kuadër të projektit për rregullimin e kësaj platoje.