Një numër biznesesh në Prishtinë, kanë nisur t’i rrisin çmimet e produkteve që shërbejnë, raporton KTV.
Përveç produkteve bazë, çmimet janë rritur edhe në restorante dhe kafene.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse para pak ditësh, një sanduiç i thjeshtë kushtonte 2 euro, tani çmimi i tij është ngritur në 2 euro e 40 centë.
Ndryshime të çmimeve shihen edhe te kafet. Nga 80 centë, tani, për një expresso duhet paguar 1 euro, ndërsa makiatoja ka nisur të shitet me një çmim prej 1 euro e 20 centësh.
Shtrenjtimi i çmimeve, nga qytetarët po konsiderohet si i padrejtë dhe rëndim i gjendjes së tyre financiare.
Derisa shumica e lokaleve i kanë rritur çmimet, Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës thotë se nuk ka marrëveshje për ngritje të çmimeve.
Megjithatë, Kllokoqi arsyeton ngritjen e çmimeve me faktin se është shtrenjtuar materiali i lëndës së parë.
Disa punonjës së këtyre bizneseve kanë treguar, në kushte anonimiteti për KTV-në, se pronarët e kanë arsyetuar ngritjen e çmimeve duke thënë se këtë po e bëjnë për t’u siguruar atyre pagë më të lartë.
Mirëpo, një gjë të tillë e quan të padrejtë njohësi i Ekonomisë, Musa Limani.
Limani ka kërkuar nga institucionet që të hetojnë nëse ka bazë për ngritjen e çmimeve, apo ato janë ngritur sipas dëshirës së bizneseve.
Kohavisioni ka pyetur Autoritetin Kosovar të Konkurrencës nëse do të ndërmarrë ndonjë veprim për ta vlerësuar ngritjen e çmimeve, por ky institucion publik nuk ka kthyer përgjigje.