Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët të indinjuar me vendimin e Haradinajt për t’ia ngritur vetes dhe kolegëve pagën

Qytetarët janë indinjuar me ngritjen e pagës së kryeministrit Haradinaj, kabinetit e stafit të tyre. Ata kanë rikujtuar gjendjen e rëndë ekonomike me të cilën ballafaqohet një pjesë e madhe e popullit. Në anën tjetër, analistët e konsiderojnë atë si një vendim skandaloz. Në 100 ditëshin e tij në krye të qeverisë, sipas tyre, ai do të mbahet mend për numrin e zëvendësministrave dhe rritjen e pagave për vete.

Vendimin me të cilin kryeministri Ramush Haradinaj e bëri veten kryeministrin më të paguar në rajon, nuk e kanë mirëpritur qytetarët.

Para rritjes së ndjeshme të pagës së tij, kabinetit dhe stafit përcjellës, ata shprehen se qeveritarët do të duhej të shihnin gjendjen në të cilën jetojnë një pjesë e madhe e e kosovarëve.

Gjithashtu, analistët e konsiderojnë si një vendim skandaloz, e që nuk është i vetmi i kësaj qeverie me kosto financiare në dëm të buxhetit.

Haradinaj, sipas Imer Mushkolajt, u bë kryeministër mes tjerash duke kritikuar shpenzimet e tepruara nga qeveritë e tjera, e një nivelizim pagash, do të duhej të bëhej duke proceduar me Ligjin për Qeverinë.

Prej vendimeve të qeverisë Haradinaj, të kritikuara nga shoqëria civile, ishin edhe ai për faljen e rreth 60 milionë euro borxhe kompanive prodhuese të ujit të ambalazhuar dhe ndarja e afër 300 mijë eurove për familjet e rastit të njohur si ‘grupi i Kumanovës’.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo