Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët të indinjuar me tarifat e “Rrugës së Kombit”

Qytetarët nuk e mirëpresin vendimin e autoriteteve të Shqipërisë për vendosjen e taksës rrugore në “Rrugën e Kombit”, përderisa thonë se tarifat janë të larta, pavarësisht të drejtës së tyre për vendosjen e taksës.

Vendimi me të cilin shtetasit e Kosovës obligohen të paguajnë taksë prej 10 euro për çdo vajtje-ardhje nga Shqipëria, ka bërë që të ketë reagime nga më të ndryshmet lidhur me këtë çështje.

Në një anketë të realizuar nga KosovaPress, qytetarët kanë shprehur bindjen e tyre se taksa e vendosur do të ndikojë edhe në uljen qarkullimit të njerëzve dhe mjeteve për Shqipëri.

Kështu Ajvaz Abazi nga Prapashtica, ka thënë se përkundër asaj se një taksë e tillë është e mirëseardhur, çmimi i saj është shumë i lartë.

“Po një taksë ka qenë e nevojshme për atë rrugë sepse është shpenzuar shumë, mirëpo jo aq taksë e madhe, 5 euro andej e 5 këndej, 10 euro. Pensionisti e mendon, sikur unë dhe ky kolegu, me shku po i harxhoj 10 euro benzin, 10 euro me shku dhe 10 me u kthy, kështu nuk po shkoj hiç. Ata e kanë pakuar numrin e njerëzve, numrin e qarkullimit të mjeteve me këtë farë forme të pagesës”, u shpreh ai.

Edhe Kosova kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, Shqipëria hesht Video Kosova kërkon heqjen e taksës në Rrugën e Kombit, Shqipëria hesht

Derisa kolegu i tij, Nasuf Krasniqi shprehet krejtësisht kundër kësaj takse, duke thënë se si e tillë ajo ka zbehur edhe emrin e autostradës, të quajtur “Rruga e Kombit”.

“Nuk ia vlen Shqipëria me qitë taksë sepse nuk e ka kryer autobanin, nuk e ka kryer akoma. Përgjysmë është rrugë e thjesht. E jona është e plotë, prandaj nuk e di pse e kanë qit ata”, theksoi ai.

Në anën tjetër është Shukrije Sveçla që propozon që çmimi i kësaj takse të përgjysmohet.

“Valla shumë është. Me qenë 2.5 euro këndej e 2.5 euro andej bënë, a për 5 nuk i shkon askush. 5 euro është shumë shtrenjtë. A ne pa shku në Shqipëri nuk e lëmë në pushim. Boll shtrenjtë. Kishe i kemi tanët e na e kanë bë kështu. 10 euro për një autobus, 10 për kamion, për ata prapë, por këto kerret e vogla gjynah”, u shpreh ajo.

Ka edhe qytetarë që duke e pranuar taksën, pranojnë edhe vlerën e saj.

Edhe Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi Video Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi

Madje për Rexhep Ahmetin, një taksë e tillë dëshmon se Kosova është duke u përgatitur për Evropë.

Sipas tij, taksa prej 5 euro nuk është aq e lartë sa të paraqes problem për bizneset dhe njerëzit që shkojnë për pushime në Shqipëri.

“Ndoshta kish qenë mirë, pse jo se gjithkund në Evropë e paguajnë, edhe ne po tentojmë me hy në Evropë, ndoshta nuk bëhet nami. Duhet me u përgatit gradualisht për Evropë”, u shpreh ai.

Qazim Zhushi nga Prishtina ka bërë një krahasim në mes të taksës në fjalë dhe pagesës së padrejtë të rrymës që shqiptarët paguajnë për serbët në veri të Kosovës.

Edhe Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi Arbëri Në ditën e parë të pagesës për “Rrugën e Kombit”, policë e pakënaqësi

“Shumë në rregull është. Çdo rrugë paguhet. Çdo familje shqiptare nga Kosova paguan energjinë elektrike me vite të tëra, dhe atë çdo muaj rregullisht, për serbët e veriut, e të cilët nuk i lejojnë shqiptarët të kthehen në pronat e veta, as të ndërtojnë e as të vizitojnë. Kurse taksën rrugore e paguan nëse e shfrytëzon. Bile ke çka me pa, e sheh shtetin amë dhe bukurinë që vetëm Zoti ia ka dhuruar”, tha ai.

Ndryshe, taksa për çdo vajtje-ardhje prek edhe bizneset e Kosovës, të cilat obligohen të paguajnë në vlerë prej 10 euro sa herë që kalojnë në “Rrugën e Kombit”.