As në përvjetorin e 11-të të pavarësisë së Kosovës, nuk u anashkalua tradita e homazheve dhe nderimeve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Qytetarë të shumtë, nga vende të ndryshme të Kosovës, qysh në orët e hershme të mëngjesit, ia mësynë këtij kompleksi memorial, në kujtim të veprës së familjes së Jasharajve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërveç flamujve të shumtë kombëtar, në festën e pavarësisë në Prekaz, nuk u pa asnjë flamur i Kosovës.
Vizitorët thanë se amaneti i të rënëve për lirinë, të cilën po e festojnë, nuk ka shkuar në vend.
Ata që erdhën në Prekaz, përveç homazheve, nuk e kanë lënë pa e vizituar edhe shtëpinë-muze, aty ku u zhvillua e gjithë beteja e kësaj familjeje.
Vizitorët kanë thënë se presin nga institucionet e vendit të punojnë për të mirën e qytetarëve.
Në nderim të familjes Jasharaj, erdhën edhe një grup studentësh, të cilët thanë se rinia e Kosovës duhet t’i përkujtojë të gjithë ata që punuan për çlirimin e vendit.
Për ta nderuar veprën e familjes Jasharaj, homazhe kanë bërë edhe krerët e institucioneve.
Nderime dhe homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të partive politike, të cilët erdhën në mënyrë të organizuar.