2019-a është vlerësuar vazhdimisht si vit i cili duhet harruar sa u përket politikave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
As në këtë vit që shkoi, qytetarët nuk fituan liberalizimin e vizave, premtim shumëvjeçar i politikanëve kosovarë, por edhe i vetë BE-së, raporton KTV.
Por, dikush po pret që prej këtij muaji e deri në mes të 2020-s, kjo gjendje të ndryshojë, tani kur një shtet mik i Kosovës, Kroacia, ka marrë drejtimin e BE-së.
Mirëpo, mendim të kundërt me qytetarët kanë personat që përcjellin zhvillimet në BE.
Demush Shasha nga Instituti EPIK, thotë se në planprogramin e Kroacisë për mandatin 6-mujor, askund nuk përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën.
Dy synimet kryesore të Kroacisë, sipas Shashës, janë organizimi i konferencës për Ballkanin në maj, për të tejkaluar bllokimin e Francës në procesin e zgjerimit dhe hapja negociatave të zgjerimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Edhe
Dhjetë vjet negociata për procesin që s’dihet kur do të përfundojë
Meqë çështja e Kosovës nuk është prioritet për Kroacinë, korrespondenti i Grupit Koha në Bruksel, Augustin Palokaj, thotë se për vizat duhet të pritet pjesa e dytë e vitit, atëherë kur Kroacia ia dorëzon kryesimin Gjermanisë.
Ndërkohë, të mërkurën edhe Shqipëria mori kryesimin e OSBE-së, Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.
-
Nuk pritet progres i madh për Kosovën nga presidenca sllovene e BE-së
-
Plenkoviq: Qëndrimi i Kroacisë është se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim vizash
-
Vendet skeptike të BE-së, pengesë për liberalizimin e vizave
-
Liberalizimi pritet në pjesën e dytë të vitit, kur kryesimin e merr Gjermania