Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët nuk duan prekjen e kufijve, të pakënaqur edhe me drejtimin që Thaçi i ka dhënë dialogut

Kosovarët fuqishëm e kundërshtojnë shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

Këtë e tregon hulumtimi i bërë nga KDI-ja përmes së cilit del se mbi 77 për qind të qytetarëve nuk do të pranonin të ndodhte një gjë e tillë.

Jeta Kransiqi nga KDI-ja që e publikoj këtë hulumtim ka thënë se vetëm 11 për qind e qytetarëve e përkrahin këtë ide.

Por, edhe vetë presidenti ka thënë se bën pjesë në këtë 77 për qind të atyre që e kundërshtojnë shkëmbimin.

Madje ai ka thënë se përqindja do të duhej të ishte më e lartë madje të shkonte deri në 100 për qind sepse një gjë e tillë nuk do do të ndodhë.

Por pakënaqësia e kosovarëve është e madhe edhe për kahjen që presidenti po i jep procesit të dialogut.

Ata janë shprehur të gatshëm edhe për të protestuar.

Edhe 77 për qind e qytetarëve kundër shkëmbimit të territorit, sipas hulumtimit nga KDI-ja Arbëri 77 për qind e qytetarëve kundër shkëmbimit të territorit, sipas hulumtimit nga KDI-ja

Mbi 51 për qind e qytetarëve kanë thënë se nëse presidenti do të nënshkruante një marrëveshje me Serbinë atëherë ata do të protestonin ndërsa 20 për qind do të kërkonin referendum.

Por pakënaqësi nuk kanë vetëm me presidentin, por edhe me opozitën.

Krasniqi ka thënë se janë shqetësuese deklaratat kundërthënëse të liderëve institucional. Ka kërkuar që debati për dialogun të kthehet në Kuvend derisa bëri thirrje për konsensus për çështjen më të rëndësishme që aktualisht ka Kosova.