Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët kërkojnë nga Komuna mirëmbajtjen e parkut të Gërmisë

Për të ndryshuar gjendjen në parkun e Gërmisë dhe për ta kthyer atë në një park urban, Komuna e Prishtinës pati filluar projektin “Zonat e mbrojtura për natyrën dhe njerëzit” në bashkëpunim me organizatën “Adria”.

Por qytetarët që e vizitojnë këtë park nuk janë të kënaqur me mirëmbajtjen e tij.

Thonë se Komuna do të duhej të kujdesej për Gërminë në çdo sezon.

Megjithatë, nga Komuna kanë thënë se tashmë kanë qenë duke punuar në planin afatgjatë për Gërminë, i cili parashihet në këtë projekt.

Zëdhënësi, Adonis Tahiri, thotë se plani parashihet të jetë 10 vjet.

Në këtë periudhë, sipas tij, do të nisë shenjëzimi i shtigjeve për këmbësorë.

Edhe Mungesa e investimeve në Parkun e Gërmisë, qytetarët të pakënaqur SOT Mungesa e investimeve në Parkun e Gërmisë, qytetarët të pakënaqur

Projekti, gjithashtu parasheh krijimin e mekanizmave për mbrojtjen e ambientit brenda parkut dhe krijimin e hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme edukuese.

Zëdhënësi Tahiri ka thënë se janë duke punuar në organizmin e kampeve për fëmijë që pritet të mbahen gjatë verës.