Me një marshim nga sheshi "Skënderbeu" për te kryeministria, ka nisur edhe të shtunën protesta e qytetarëve të Shqipërisë kundër rritjes së çmimeve.
Duke u qëndruar besnikë kërkesave të tyre, qytetarët janë pozicionuar para kryeministrisë ku po flasin vetëm tre përfaqësues.
Në këtë pikë nuk kanë qenë dakord një pjesë e protestuesve të cilët kanë kërkuar që të flasin.
Pas fjalimeve protestuesit kanë vendosur që të qëndrojnë në Bulevardin para kryeministrisë duke mos lëvizur nëpër Tiranë siç kanë bërë në ditët e tjera kur kanë bllokuar kryqëzimet./abcnews
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdojnë protestat në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, mijëra shqiptarë mblidhen
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama
-
“Rama dorëhiqu”, dita e 27-të e protestave në Shqipëri
-
Protesta për Zvërnecin në ditën e 22-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
-
20 ditë protesta në Shqipëri – kërkohet dorëheqja e kryeministrit