115 qytetarë të lagjes “Kroi i Vitakut” në Mitrovicën e Veriut përmes një peticioni kanë shprehur shqetësimet dhe pakënaqësitë lidhur me ndërtimin e banesave kolektive të destinuara për komunitetin serb.
Peticioni i është dërguar kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, që përmes një letre drejtuar presidentit, Qeverisë dhe Kuvendit ka kërkuar të ndërmerren veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat e tyre për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve ilegale.
“Kryetari Bahtiri thekson se iniciativa të tilla janë diskriminuese ndaj popullatës shqiptare në atë pjesë të qytetit, duke marrë parasysh edhe faktin që nga pjesa veriore e Mitrovicës janë zhvendosur mbi 15 mijë shqiptarë, ku shumica prej tyre edhe sot e kësaj dite nuk kanë mundur të kthehen në pronat e tyre. Në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve të ‘Kroit të Vitakut’, ne si qeverisje lokale mbështesim shqetësimin e ngritur nga këta banorë duke iu drejtuar organeve kompetente të nivelit qendror për ndërprerjen e këtyre ndërtimeve”, thuhet në njoftim të komunës së Mitrovicës.
Në letrën e tij drejtuar krerëve të shtetit, Bahtiri ka thënë se “banesat janë të destinuara për vendosjen e pjesëtarëve të komunitetit serb, kryesisht ardhacakë nga viset tjera”.

-
Bahtiri thirrje Qeverisë e Kuvendit “të pengojnë kolonizimin e mëtejshëm të veriut”
-
Banorët ankohen për zvarritje të punimeve në ndërtimin e shtëpive në veri
-
Skepticizëm për suksesin e procesit të votimeve në veri
-
Nis popullimi i lagjes më të madhe kolonizuese në veri
-
Lagjja e shqiptarëve në veri ku Pavarësia nuk ndihet shumë