Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar rreth 29.5 mln euro për festat e fundvitit

Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit 2022 sillet rreth 29.5 milionë euro, sipas një sondazhi të kryer nga kompania UBO Consultin.

Krahasuar me vitin e kaluar, sipas sondazhit, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e këtij fundviti është rritur për 4 për qind, nga 64% në vitin 2021, në 68% më 2022. Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14% në vitin 2021, në 20% më 2022.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas sondazhit, shpenzimet mesatare të familjeve kosovare nuk dallojnë shumë nga shpenzimet e vitit paraprak, përkundër inflacionit te lartë. Mesatarisht, familjet kosovare kane deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021, dhe 139 euro në vitin 2020. Kjo nënkupton që në përgjithësi, familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-s, dhe rreth 3.1 milionë euro më pak këtë fundvit sesa në fundvitin e 2020-s.

“Përkundër faktit që inflacioni nuk ka ndikuar shumë në shumën e pergjithshme që familjet shpenzojne për festat e fundvitit, ajo ka reflektuar në mënyrën se si po shpenzojnë. Si rezultat familjet kanë deklaruar se po shpenzojnë më shumë në ushqim (71%) dhe më pak në dhurata, aktivitete tjera lidhur me mbrëmje muzikore apo ne dekor krahasim me vitet e kaluara”, thuhet në njoftimin e UBO-s.

Inflacioni është një faktor që, siç shkruan UBO, qëndron pas rritjes së vonesave në blerje të festave këtë vit.