Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët e Kosovës kanë humbur besimin në sistemin e drejtësisë

Qytetarët e Kosovës kanë humbur besimin në institucionet e sistemit të drejtësisë në vend, sipas “Indeksit të Performancës së Sistemit të Drejtësisë”, botimi i katërt.

Në të është paraqitur trendi i performancës dhe efikasitetit të punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve gjatë pesë viteve të fundit, si dhe shkalla e kënaqshmërisë së qytetarëve ndaj institucioneve vartëse të sistemit të drejtësisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një tryezë të mbajtur sot nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, u diskutuan dhe analizuan sfidat dhe vështirësitë e identifikuara në punën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe pakënaqësia e mosbesimi i qytetarëve kundrejt sistemit të drejtësisë.

Sipas të dhënave, qytetarët i besojnë më shumë Policisë se gjykatave, prokurorisë dhe EULEX-it. Po ashtu, aty theksohet se qytetarët mendojnë se shumica e institucioneve të drejtësisë kërkojnë mito.

Ndikimi politik, sipas qytetarëve, është i madh në institucionet e sistemit të drejtësisë.

{gallery}