Koordinatori Kombëtar i dy qeverive shqiptare, Fatmir Limaj, ka thënë se të gjitha komunat e Kosovës janë të gatshme t’i strehojnë gjithë ato familje që kanë mbetur pa kulm mbi kokë si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Limaj ka bërë me dije se e ka njoftuar qeverinë shqiptare, dhe se agjencitë e transportit kanë venë në dispozicion autobusët e tyre për t’i sjellë në Kosovë të gjithë ata qytetarë që vendosin të strehohen në vendin tonë.
“Pra, përveç njësive të specializuara që u kanë dalë në ndihmë vëllezërve e motrave tona matanë kufirit, Kosova dhe qytetarët e saj janë gati dhe kanë hapur dyert për strehim”, ka thënë Limaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Qeveria planifikon të formojë ekip emergjent për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit
-
Qeveria planifikon të formojë ekip emergjent për strehimin e të ardhurve nga Shqipëria pas tërmetit
-
Ahmeti: Shkollat e Prishtinës janë të hapura për fëmijët që u larguan nga Shqipëria pas tërmetit
-
Të strehuar në Kosovë rikthehen në Shqipëri për të parë situatën
-
Kërkohet më shumë përkushtim për kosovarët që u ofruan strehim familjeve nga Shqipëria