Skandaloz e kanë quajtur qytetarët dhe opozita në Drenas veprimin e kryetarit të tyre, Ramiz Lladrovci, i cili ishte fotografuar bashkë me një fëmijë në sheshin e qytetit, ku e ka ngritur gishtin e mesëm.
Ndërsa, për opozitën veprimet e tilla janë të njohura.
Opozitarët thonë se kryetari me atë gjest ka ofenduar të gjithë qytetarët e kësaj komune.
KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim edhe nga kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mirëpo ai ka thënë se nuk dëshiron ta komentojë veprimin e tij”.
Ndryshe, Lladrovci ka shkruar në profilin e tij në Facebook se veprimin e ka bërë si porosi për shtetin e Serbisë dhe gjithë armiqtë e shtetit.
“S’ka bir nane që mund ta ndalë Kosovën për me ecë përpara”, ka shkruar Lladrovci në përshkrimin e fotos.