Disa qytetarë që udhëtuan për në shtetet perëndimore gjatë vitit të kaluar ankohen se punëtorët e Aeroportit të Prishtinës i detyruan të testohen për COVID-19, në laboratorët afër, përkundër që kishin teste me vete. Nga Aeroporti thonë se shteti ku kanë pasur për të udhëtuar ka kërkuar testin PCR, e që familja që është ankuar, ka pasur testin antigjen. Inspektorati shëndetësor, ndërkaq, ka thënë se nuk ka kompetencë për inspektimin në Aeroport
360 euro u ka kushtuar testi PCR për COVID-19, tre anëtarëve të familjes Berisha, nga Komuna e Kamenicës, të cilët vitin e kaluar udhëtuan për në Gjermani.
Megjithëse kishin nga një test antigjen, të cilin e kishin bërë në njërin nga laboratorët në Gjilan, punëtori i Aeroportit, si tregojnë ata, u kishte thënë se nuk mund të kalojnë me të dhe se duhet të testoheshin edhe njëherë, në njërin nga dy laboratorët që gjenden në terminalin e vjetër të Aeroportit të Prishtinës.
“Kanë udhëtuar me 23-in, kanë shkuar në Aeroport, edhe në Aeroport nuk i kanë lejuar me udhëtuar me testin antigjen, por i kanë detyruar me bë testin PCR, në aeroportin e vjetër të Prishtinës, ‘Adem Jashari’. Kështu që kanë pasur shumë problem e stres, se edhe aeroplani ka qenë në pyetje me ju ikë”, ka thënë familjari i tyre, Qamil Berisha.
Berisha, i cili kërkon që kjo shumë t’i kthehet, thotë se rastin do ta paraqesë edhe në gjykata të Kosovës.
“Kërkesa ime është kthimi i mjeteve financiare, ato që pa të drejtë i kanë detyruar, për mos me kërku tash edhe streset e ato gjërat e tjera”, ka thënë ai.
Nga aeroporti kanë thënë se e kanë trajtuar ankesën dhe se në kohën kur kjo familje ka udhëtuar, siç kanë cekur, “rregullat për hyrje në aeroportin e Basel/Mulhouse, kanë specifikuar që të paraqitet edhe testi PCR (përveç banorëve të Zvicrës) dhe udhëtarët nuk e kanë poseduar testin PCR, por testin antigjen, dhe kjo është arsyeja se pse iu është kërkuar një test shtesë (PCR) për lejim të pranimit në fluturim”.
Edhe
Mërgimtarët ia mësynë IKSHPK-së për testim
Familja Berisha rastin e ka paraqitur në Inspektoratin Shëndetësor, i cili, sipas zëvendësit të kryeinspektorit, ka bërë një inspektim, porse nuk ka dalë të jetë adresa e duhur për t’u bërë zgjidhje.
Në Kosovë deri tash Ministria e Shëndetësisë, ka licencuar mbi 100 laboratorë privatë për teste kundër COVID-19.
-
Tre persona u arrestuan për lëshim të testeve të rrejshme COVID
-
Mërgimtarët s’mund të hyjnë në Gjermani pa test negativ, përkundër vaksinimit
-
Laboratori EuroLab me teste PCR super të sakta, të shpejta e të lira në aeroportin e Prishtinës
-
Pasagjeri i linjës Londër – Prishtinë kapet me 9.500 funte, i konfiskohen 25% të tyre