Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qytetarët ankohen për shtrenjtim të çmimeve për Vitin e Ri

Mallra

Qytetarët që këtë të shtunë ia kanë mësyrë dyqaneve për t’u furnizuar me ushqime të ndryshme me rastin e ndërrimit të moteve, po ankohen për rritje të çmimeve. Qytetarët thonë se kanë vërejtur çmime të larta.

Bashkim Kamberi, qytetar nga Prishtina, ka thënë se çmimet krahasuar me ditët e kaluara, ishin pak më të shtrenjta.

“Disa ishin të lira e disa goxha të shtrenjta. Veç këtë fundvit, produktet ishin pak të shtrenjta me rrogat që i kemi”, u shpreh ai, duke shtuar se kishte edhe ndryshim të çmimeve nëpër rafte.

E një mërgimtar i cili ka ardhur për festën e Vitit të Ri në Kosovë, ka thënë se krahasuar me standardin e jetës në Kosovës, ka vërejtur shtrenjtim të produkteve.

“Unë nuk jetoj këtu, jetoj jashtë por në krahasim me standardin e Kosovës, pak është shtrenjtë. Unë si e pash, krahasuar me vitet tjera, pak ishin shtrenjtu çmimet, po mendoj që për shkak të festave të fundvitit. Nëse krahasohet standardi me atje është më i lartë, atëherë këtu çmimet janë më të larta”, ka thënë Abdurrahman Abdullahu, mërgimtar nga Franca.

Shtrenjtim të produkteve, ka vërejtur edhe Mustafë Mehmeti nga Prishtina.

Edhe Rreth 50 euro për drekën e Bajramit, qytetarët të shqetësuar për çmimet SOT Rreth 50 euro për drekën e Bajramit, qytetarët të shqetësuar për çmimet

“Po si çdo herë tjetër, thuajse njësoj. Po kishte zbritje në disa artikuj e disa shtrenjtim”, u shpreh ai.

Xhavit Gërbeshi nga Prishtina, ka thënë se ka vërejtur ndryshime të çmimeve krahasuar me ditët e kaluara. Thotë se pagat e njëjta e shtrenjtim gjithmonë. Ai pati ankesa edhe sa i përket ndryshimeve të çmimeve në momentin që e bën pagesën. Thotë se artikujt e ekspozuar nëpër rafte, dallojnë tek arka. /EO