Deputeti i LDK-së, Anton Quni, në fjalën e tij para deputetëve në seancën e mosbesimit, ka thënë se e ka pasur në plan që të tërhiqet nga jeta politike pas përfundimit të këtij mandati.
Mirëpo, sipas tij, presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e kanë detyruar të vazhdojë punën e tij në politikë edhe më tej, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam llogarit të largohem nga skena politike, por kur shoh këtë hipokrizi nga njerëzit që kanë qenë nga lufta, por që kanë dështuar, para publikut paraqiten si hero por janë frikacakë që e kam ditë që juve do të iu lënë në luftë, prandaj kam dyshuar kur janë votuar kryetari i Kuvendit, kryeministri dhe presidenti. Këta ju lënë në rrugë, zoti Veseli, zoti Thaçi, ju jeni arsyeja që më bëni të vazhdoj në këtë Kuvend. Ndoshta tash jeni fitimtarl, por ju më bëni të qëndroj këtu derisa të ju shoh juve prapa grilave, ju aty e keni vendin, nuk është ky mocion i huaji, është mocion i juaji”, tha ai.
Ai më pas hodhi një mori akuzash të rënda në drejtim të kreut të Kuvendit, Veselit, duke e quajtur atë njeri me të kaluar të dyshimtë.
“Njiheni si person që edhe gjatë luftës i keni lënë njerëzit tuaj prapa. Ju zotëri Veseli vini nga një formacion shumë i dyshimtë. Jeni të bindur se në finale do të demaskoheni dhe qytetarët do të kuptojnë se ju nuk jeni për rendin kushtetues, nuk jeni për zhvillim ekonomik, për stabilitet politik e as për familjen e madhe evropiane sepse keni frikë nga përgjegjësia e madhe qytetare. Keni frikë se nuk keni kontroll në veri, frikësoheni se pse u zhvilluan celulat e terrorizmit. Ju duhet të jepni përgjegjësi. LDK, e cila është garanca më e fuqishme, do të jetë këtu dhe do të ballafaqohemi me ju edhe në betejat e ardhshme. Mos mendoni se jeni fitimtarë se në finalen e madhe do të dilni humbës”, deklaroi deputeti Quni.