Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Anton Quni ka uruar kundërkandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje, Mytaher Haskuka dhe PDK Shaqir Totaj të cilët me 15 nëntor do t’i hyjnë garës edhe njëherë, pasi komuna mbeti në balotazh.
Ai ka thënë se megjithëse nuk arritën të hyjnë në balotazh, i gëzon fakti që LDK ka shënuar ngritje të theksuar të votave nga zgjedhjet e fundit. Kjo, sipas tij, i motivon që të mos ndalen, të punojnë, të riorganizohen që tani për t’u ngritur e për t’u fuqizuar.
“Kemi punuar shumë dhe natyrisht pritjet tona kanë qenë më të larta, por e respektojmë vullnetin e qytetarëve që është shprehur me votë të lirë. Dua gjithashtu të shprehi vlerësimin tim maksimal për njerëzit e terrenit që punuan shumë, ne krye me Shefin e Shtabit, Hanefi Muharremin dhe ekipin që u angazhuan dhe punuan pa ndalë. Dua të falënderoj, gjithë akterët e angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, mes tyre komisionarët, vëzhguesit dhe Policinë e Kosovës. Uroj aktivistët e simpatizantët tanë për suksesin e Lidhjes Demokratike që ka shënuar nëpër komuna gjithandej, ndërkaq oponentët i uroj për rezultatet e arritura, me shpresën se do t’i përmbushin premtimet elektorale”, ka thënë ai.
-
LDK-ja pa vendim për koalicion në Prizren
-
Shaqir Totaj: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar dhe investuar me vite
-
Totaj për manipulimin e votave në Prizren: Kjo nuk është PDK-ja për të cilën kemi punuar
-
Totaj: Koalicioni PDK-LDK në Prizren trason rrugën për partneritet edhe në nivel qendror
-
Arrihet koalicioni PDK - LDK në Prizren