Vendet e QUINT-it, përmes një deklarate të përbashkët u kanë bërë thirrje udhëheqësve politikë në Kosovë të diskutojnë lidhur me sfidat me të cilat po përballet Kosova, por siç tonë ata, pa fyerje e kërcënime.
Deklarata nga ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, thotë se çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune.
“U bëjmë thirrje udhëheqësve politikë të Kosovës të diskutojnë lidhur me sfidat dhe mundësitë e shumta me të cilat përballet Kosova pa fyerje dhe kërcënime. E ardhmja demokratike e Kosovës varet nga zgjuarsia e udhëheqësve të saj për të vënë një shembull pozitiv të diskursit shoqërorë dhe respektimin e lirisë së shprehjes. Çdo formë e gjuhës nxitëse, e në veçanti sulmet personale që synojnë promovimin e objektivave politike, mund të kontribuojnë në një atmosferë që inkurajon akte dhune. Qytetarët e Kosovës meritojnë më mirë”, theksohet në reagim.
Ditëve të fundit, debati politik midis politikanëve në Kosovë ka marrë formë të sulmeve personale, kësisoj edhe erdhi ky reagim nga QUINT-i.
-
QUINT: Qeveria të mos marrë masa të reja për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri
-
BE-ja u bën thirrje Kosovës dhe Serbisë që t'i ndalin menjëherë “retorikat nxitëse”
-
QUINT-i bën thirrje për vetëpërmbajtje në Kosovë: Rrezik për përshkallëzim të gjendjes
-
Ambasadorët e QUINT-it takojnë Osmanin, Konjufcën e Kurtin
-
QUINT-i i kërkon Kurtit ta lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë