Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qosja kërkon të ruhet dinjiteti shtetëror në bisedimet me Serbinë

Akademik Rexhep Qosja ka thënë se në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare, politike e diplomatike shtetërore mes Prishtinës e Beogradit, nuk dilet me deklarimet politike nënshtruese, mohuese ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, që ishin përmbajtje e mendimeve të kryetarit të ndjerë të LDK-së Ibrahim Rugova dhe argatit të tij Nexhat Daci.

Qosja ka shkruar në Facebook, në dramën e sotme teatrore e politike mes Prishtinës e Beogradit politikanët dhe intelektualët e Kosovës dy gjëra më në fund do të duhej t'i kishin të qarta se mes Prishtinës e Beogradit nuk bëhet dialog, transmeton KosovaPress.

“Dialogu bëhet mes dy vetëve apo grupeve për punë të ndryshme, kur e kur serioze e kur e kur joserioze. Mes Prishtinës e Beogradit ka kohë që po bëhen e do të bëhen bisedime zyrtare, politike dhe diplomatike shtetërore. Vetëm duke i quajtur këto bisedime shtetërore e jo dialog ne e ruajmë dinjitetin shtetëror të Kosovës. E dyta, në pazarin e sotëm të bisedimeve zyrtare, politike e diplomatike shtetërore mes Prishtinës e Beogradit nuk dilet me deklarimet politike nënshtruese, mohuese ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, që ishin përmbajtje e mendimeve të Kryetarit të LDK-së Ibrahim Rugova dhe argatit të tij Nexhat Daci”, ka shkruar ai.

Sipas tij, historia mund të falsifikohet siç po faksifikohet sot nën dhunën e terrorin politik të oligarkëve politikë e të partive e çdrejtuesve te tyre, por s'mund te falsifikohet përgjithmonë.