Analisti Vigan Qorrolli ka deklaruar në Desku të KTV-së se për fatin e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës përcaktuese është Lidhja Demokratike e Kosovës.
Qorrolli ka thënë se prapë do të ketë një lloj të “muajit të mjaltit” mes LDK-së dhe Osmanit ndonëse siç ka thënë, është e paqartë se çka po diskutohet mes tyre.
“Për ironi të fatit përcaktuese për fatin e zonjës Osmani në krye të presidencës është vetë LDK-ja, ish partia e saj. Pas zgjedhjeve, LDK-ja kaloi një proces të rregullt demokratik të tranzicionit të kryetarit të saj i cili ka hyrë në një negocim privat, personal me zonjën Osmani në emër të LDK-së duke i kërkuar disa gjëra të cilat zonjës Osmani do të mund ose jo t’i shkojnë për shtat duke bërë kështu që fati i saj presidencial të varet ekskluzivisht nga LDK-ja”, ka thënë Qorrolli.