Njohësi i çështjeve politike në vend, Vigan Qorrolli, ka sqaruar se si do të shkojë procedura për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me votën e Etem Arifit.
Qorrolli tha se ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, nga nesër do të mund ta shpallë 40 ditëshin e zgjedhjeve, duke sqaruar se ky 40 ditësh nuk fillon nga koha e publikimit të vendimit të Kushtetueses.
“Vendimi e urdhëron u.d presidentes që nga dita e nesërme respektivisht t’i filloj konsultat me partitë dhe t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme jo më vonë se 40 ditë. 40 ditëshi nuk fillon nga dita e sotshme, por 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre. Jemi në kushte kur u.d presidentes duhet t’i shpallë zgjedhjet 40 ditë prej nesër e tutje”, tha ai në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka thënë tutje se është në diskrecionin e Osmanit nëse do të takoj të gjitha partitë në një datë apo do t’i shpallë zgjedhjet që nesër.
“Aktgjykimi thotë se zgjedhjet duhet të mbahet jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre, shpalljen e tyre e bën presidenti e jo Gjykata Kushtetuese. Dy herët e zgjedhjes së qeverisë sipas janë shteruar sipas Gjykatës dhe kryeministri Kurti dhe Hoti i kanë çuar deri në fund amanetet e 6 tetorit dhe në këtë drejtim jemi që u.d e presidentit duhet t’i shpallë zgjedhjet dhe nga nesër të filloj në mandatin e saj. Është në diskrecionin e saj nëse do filloj të konsultoj të gjitha partitë, të gjejë një datë apo t’i shpallë zgjedhjet nga nesër”, tha ai.
Edhe
Qorrolli: Vendi shkon në zgjedhje nëse pas 6 prillit s’fillohet me procedurat për zgjedhjen e presidentit
Afati 40-ditësh, sipas nenit 95 të Kushtetutës, vlen për kohën nga shpallja e zgjedhjeve deri në organizmin e tyre.