Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njofton se ka siguruar materialin e nevojshëm për një intervenim në sy, përfshirë thjerrëzat dhe materialin tjetër që nevojitet gjatë operacionit.
“Pacientët deri tash e kanë blerë vetë, duke harxhuar qindra euro në barnatore private, kurse SHSKUK ka ndarë rreth 600 mijë euro për blerjen e materialit punues, për operacione të natyrave të ndryshme, që kryhen në Klinikën e Syve”, thotë ai.
Sipas njoftimit, tash, me zgjidhjen e problemit për furnizim, pacientët shërbimet do t’i marrin pa para.
“Materiali punues do të shërbejë kryesisht për operacionet rreth problemeve me perden e syrit, segmentit të pasmë të syrit, shtypjen e syve, kanalin e lotit, kapakëve të syrit dhe për problemet e vëngërisë”, thuhet tutje në njoftim.
-
Pacientët detyrohen të blejnë vetë materialet për operacion në QKUK
-
QKUK-ja përdor Spitalin e Prizrenit si “depo” për t'i mbuluar mungesat e saj
-
Pacientët detyrohen t’i blejnë edhe epruvetat e penjtë për operacione
-
Spitalet paralajmërojnë mungesë të materialit shpenzues për hemodializë, SHSKUK-ja e mohon
-
SHSKUK-ja pranon se i mungojnë një numër barnash