Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKUK sqaron, asnjë pacient nuk kishte nevojë për Tamiflu

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës sqaron për opinionin se asnjë pacient nuk ka pasur nevojë të marrë produktin Tamiflu, medikamentin që u jepet të diagnostikuarve me virusi AH1N1, meqë nuk pasur asnjë rast të tillë.

Po ashtu, Tamiflu jepet në dy ditët e para të simptomave të sëmundjes, e që të sëmurit lajmërohen në klinikë tek në javën e dytë të trajtimit dhe nuk indikohet përdorimi i Tamiflu.

Rastet e lajmëruara deri tani kanë qenë me probleme kronike dhe kardio -respirtore dhe nuk ka pasur një indikacion për përdorim Tamiflu. Asnjë mjek i Klinikës Infektive nuk ka dhënë udhëzim apo indikacion për përdorim të produktit Tamiflu tek asnjë i sëmurë, thuhet në sqarim. .

Tek një rast që është raportuar në medie se ka blerë Tamiflu nuk është dhënë bari dhe është kërkuar nga mjekët e klinikës që mos të përdoret, sepse nuk ka pasur indikacion. Ky produkt është ndaluar në shumë vende si në Amerikë dhe vende të tjera, duke u hequr atë nga përdorimi.

Klinika Infektive në QKUK kërkon që të mos bëhet panik nga personat që nuk janë kompetentë të flasin për sëmundjet infektive.