Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKUK-së i mungojnë 49 lloje të barnave e materialeve mjekësore

49 lloje të barnave dhe materialeve shpenzuese mjekësore për momentin i mungojnë Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Pacientët dhe familjarët e tyre, që në kontrollin e parë, udhëzohen nga mjekët dhe infermierët që me para nga xhepi i tyre t’i blejnë këto produkte.

Këto rafte në barnatoren qendrore të SHSKUK-së tregojnë më së miri faktin e mungesës së barnave.

Aty mungojnë dhe madje nuk ka asnjë palë dorëza, gjilpëra, shiringa e gazra, pa të cilat vështirë se një mjek mund ta kryejë punën e tij.

Përjashtim këtu bën Emergjenca, ku drejtuesit e kësaj barnatoreje nga klinikat e tjera i kanë huazuar barnat dhe materialin shpenzues.

Drejtor i SHSKUK-së, Basri Sejdiu arsyeton kompanitë e kontraktuara se për shkak se këto të fundit i sjellin nga India, përmes detit, produktet mjekësore, kanë të drejtë deri në tre muaj të mos e kryejnë furnizimin.

Edhe Pacientët detyrohen t’i blejnë edhe epruvetat e penjtë për operacione Arbëri Pacientët detyrohen t’i blejnë edhe epruvetat e penjtë për operacione

Ndërsa drejtoresha në këtë barnatore, Arjeta Statovci, ka thënë se çdo të martë dhe të ënjte i drejtohen me kërkesa Ministrisë së Shëndetësisë për mungesat që ka kjo barnatore.

Megjithëse Kohavisioni ka të xhiruar pamjet në këtë barnatore që tregojnë qartë për mungesë të barnave, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë e mohojnë një gjë të tillë.