Me rastin e shënimit të muajit Tetor, si muaj i vetëdijesimit të luftës kundër kancerit të gjirit, Klinika e Radiologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) organizon fushatën e kryerjes së mamografisë pa pagesë, nga data 01.10.2018 deri më 31.10.2018.
Qëllimi i fushatës këtë vit do të jetë kryerja e mamografisë tek gratë të cilat për herë të parë do të bëjnë këtë ekzaminim (mosha 40 vjeçare e sipër).
Këto ekzaminime do të ofrohen në një orar të veçantë të punës (në ndërrimin e dytë, vetëm për këtë fushatë, me qëllim që mos të ngarkohet orari i rregullt i punës).
QKUK, përkatësisht Klinika e Radiologjisë apelon tek të gjitha gratë që s’kanë bërë kurrë mamografi, të bëjnë patjetër (të moshës 40 vjeçe e sipër).
-
QKUK ofron falas mamografi dhe shërbime tjera për gra
-
Komuna e Prishtinës vazhdon edhe në nëntor shërbime falas për mamografi
-
Drejtoria e Shëndetësisë dhe QKMF në Prishtinë fillojnë fushatën ‘Zbulimi i hershëm i kancerit – Mbijetesë’
-
Muaji i mamografisë falas në Spitalin e Pejës për gra e burra
-
Nga sot shërbime falas të mamografisë në Prishtinë