Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë ka riorganizuar ofrimin e shërbimeve të stomatologjisë për qytetarët, me qëllim që ato të jenë më efikase nga pacientët. Riorganizimin e shërbimeve e ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, i cili me këtë rast ka shprehur përkrahjen e plotë për këtë dhe për realizimin e projekteve të tjera të Drejtorisë së Shëndetësisë.
Me këtë rast, Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Mujka dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë, Vlora Haxhimehmedi, kanë biseduar në këtë qendër me stafin punues të QKMF-së, për tu njoftuar më gjerësisht për ecurinë e realizimit të projektit për respektimin dhe përmirësimin e orarit të terminëve të caktuara në shërbimet komunale të shëndetit oral për qytetarët e Komunës së Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas shefes së Sektorit të stomatologjisë, Nazmije Baruti, qytetarët të cilët kanë pasur nevojë për shërim në sektorin e stomatologjisë në QKMF, është dashur të presin deri në ditën e parë të muajit për caktimin e terminit te stomatologu, gjë që nuk ishte mirë për pacientët.
“Tani e tutje, qytetarët do të mund të caktojnë termin për çdo ditë pune, nga ora 7:20 minuta, deri në ora 14:00. Me qëllim që shërbimet të jenë më cilësore, është marrë vendim që secili stomatolog të ketë së paku 8 terminë gjatë orarit të punës njëditore. Prandaj, kërkojmë nga qytetarët që tash e tutje të shfrytëzojnë mundësinë e re për të caktuar termin për shërimin e dhëmbëve, kurdo që është e nevojshme, nga dita e hënë deri të premten”, tha Baruti.
Kryetari Bahtiri i përgëzoi menaxherët dhe stomatologët për këtë mundësi të ofruar për qytetarë dhe për punën e palodhshme që janë duke bërë. Ai tha se Komuna do të bëjë përpjekje maksimale për të krijuar kushte sa më të mira për punë, duke përshirë këtu edhe sigurimin e stafit të nevojshëm mjekësor.