Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj në bashkëpunim me UNICEF-in dhe Ministrinë e Shëndetësisë që nga viti i kaluar po vazhdojnë realizimin e vizitave shtëpiake për nënat lehona dhe fëmijët e kësaj komune deri në moshën 3 vjeç.
Deri tashti nëpërmjet këtij shërbimi janë realizuar mijëra vizita të tilla në terren, derisa për çdo fëmijë të porsalindur e deri në moshën 3 vjeç stafi i veçantë i QKMF-së janë të obliguar t’i vizitojnë pesë herë me radhë, duke i ofruar shërbime shëndetësore falas, ndërkohë për nënat lehona dhe gjidhënëse ofrojnë këshilla profesionale se si duhet rritur e trajtuar fëmijët deri në këtë moshë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas disa statistikave të UNICEF-it dhe Ministrisë së Shëndetësisë në vitin 2015 janë realizuar gjithsej 5 mijë e 910 vizita të tilla mjekësore shtëpiake nëpër komuna të ndryshme, ndërkaq gjatë vitit 2016 numri i tyre është rritur në 6 mijë e 745 vizita. Derisa ky shërbim po realizohet në dhjetëra komuna të Kosovës është cilësuar si i suksesshëm, duke shënuar rezultate pozitive...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Për një muaj 257 fëmijë në Ferizaj trajtohen përmes platformës “online”
-
QKMF-ja në Ferizaj vazhdon vizitat shtëpiake për fëmijët deri në moshën 3 vjeç
-
18 infermierët më të mirë të vitit
-
Gratë që kryen lindje në privat ankohen për mosvizitim të fëmijëve të tyre në shtëpi
-
QKMF-të kërkojnë ndryshimin e U. A. për punësimin e pediatrit, gjinekologut dhe neonatologut