Që nga fillimi i pandemisë me rekomandime të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj pati ndërprerë vizitat shtëpiake për kujdesie të nënave dhe fëmijëve nën moshën 3 vjeç.
Ndërkohë, menaxhmenti i këtij institucioni që nga atëherë kishte ndërtuar një platformë “online” me qëllim që gratë shtatzëna, nënat dhe fëmijët e tyre deri në moshën 3 vjeç mos të mbesin pa shërbime. Kjo ka bërë që gjatë kësaj periudhe kohore sipas statistikave qindra e mijëra nëna kanë marrë shërbime mjekësore përmes platformës “online”. Ndërkohë vetëm gjatë muajit tetor ekipet mobile kanë realizuar gjithsejtë 257 vizita për fëmijë nën moshën 3 vjeç përmes kësaj platforme, pastaj 71 vizita të nënave pas lindjes dhe dhjetëra gra shtatzëna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNadire Ymeri, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, ka thënë për KOHEN se vazhdimisht gratë shtatzëna dhe nënat e fëmijëve nën moshën 3 vjeç marrin shërbime përmes platformës “online”.
Sipas saj efektet do të ishin më të mira nëse këto vizita realizohen në terren, mirëpo një gjë e tillë është ndaluar që nga fillimi i pandemisë.
“Ekipet tona asnjëherë nuk janë ndalur për t’i dhënë shërbime mjekësore grave shtatzëna, nënave që kanë fëmijë nën moshën 3 vjeç, por kujdes të veçantë i është kushtuar edhe grave të porsalindura në mënyrë që kujdesi ndaj fëmijëve të jetë sa më i mirë. Kjo ka bërë që për çdo ditë kemi shumë raste të grave që kërkojnë shërbime përmes platformës, ndërkaq edhe stafi mjekësor me profesionalizëm po e kryejnë punën e tyre”, ka thënë Ymeri.
Ndërkaq sa i përket vizitave shtëpiake të kujdesit paleativ dhe për të moshuarit me sëmundje të ndryshme, Ymeri shpjegon se QKMF-ja ka vazhduar me këtë shërbim edhe në kohë të pandemisë.
“Shërbimet shtëpiake për kujdes paleativ dhe për të moshuarit nuk i kemi ndërprerë asnjëherë sepse kërkesat dhe nevojat e qytetarëve kanë qenë të mëdha, andaj edhe niveli qendror nuk ka pasur ndonjë masë për t’i ndërprerë këto shërbime”, ka shtuar ajo.