Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, përbën një nga shtyllat e luftimit të krimit të organizuar në Kosovë.
Mbi 150 milionë euro llogaritet vlera e përgjithshme e mallrave të sekuestruara, kurse mbi 3.5 milionë euro vlera e mallrave të konfiskuara, bëjnë të ditur autoritetet e prokurorisë, raporton sot Radio Evropa e Lirë.
Vetëm gjatë nëntë mujorit të parë të këtij viti, sipas prokurorit Shqipdon Fazliu, i cili është edhe koordinatori kombëtar për luftimin e krimit ekonomik, thotë se vlera e pasurisë se ngrirë dhe të sekuestruar është mbi 22 milionë euro, përderisa pasuri e konfiskuar është vetëm një rast, në një vlerë rreth 30 mijë euro.
"Janë mbi 150 milionë euro, ndërsa totali i pasurive së konfiskuara për vitet 2014 deri në vitin 2017 që kap vlerën mbi 3.5 milionë euro pasuri të konfiskuara, përfundimisht, ku kemi disa aktgjykime të mëdha në mesin e të cilëve është edhe rasti i një ish-gjyqtari", tha Fazliu.
Drejtori i përgjithshëm i kësaj agjencie, Rrahim Rama, tha për Radion Evropa e Lirë, se vlera më e madhe e konfiskuar dhe sekuestruar është pasuria e paluajtshme.
Edhe
Paratë nga konfiskimi i pasurisë në Kosovë mund t’u barten organeve të sigurisë dhe drejtësisë
"Ka toka, ka objekte, ka banesa, mirëpo ka dhe një pjesë që është edhe asete të luajtshme. Te konfiskimi dominojnë pronat", tha Rama.
Shkrimin e plotë e gjeni te Radio Evropa e Lirë
-
Paratë nga konfiskimi i pasurisë mund t’u barten organeve të sigurisë dhe drejtësisë
-
Sallahu: Pasuria e konfiskuar gjatë katër vjetëve, mbi 12 milionë euro
-
Mbi 200 mijë euro vlera e pasurisë së konfiskuar në tre muajt e fundit të vitit të kaluar
-
KPK i pa kënaqur me konfiskimin e pasurisë së paligjshme