Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeverisja e AAK-së pa numra, pas prishjes së koalicionit me LB-në

Qeverisja lokale e Obiliqit që udhëhiqet nga AAK-ja nuk e ka shumicën në KK, pasi në muajin e kaluar është prishur koalicioni me LB-në.

Vetëm 7 vota i ka kjo parti, 6 nga të cilat janë të vetat dhe 1 votë e minoritetit serb. Për opozitarët, qeverisja nuk është funksionale, ndërkohë që partia në pushtet konsideron se gjithçka funksionon mirë. Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, thotë se pushteti në këtë Komunë nuk mund të marrë asnjë vendim pa përkrahjen e partive opozitare, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne si opozitë e shohim që vërtet nëse mendohet që një qeverisje lokale mund t’i kalojë procedurat në KK pa bashkëpunim me partitë e tjera, në fakt këtu mund të ketë vetëm një marrëveshje nën tavolinë. Pa koalicion si miratohen vendimet kur ata i kanë vetëm 6 vota si AAK dhe 1 të Listës Serbe dhe është e palogjikshme të mendohet që të miratohen (vendimet) kur duhet me qenë 11 për t’i miratuar vendimet në KK”, ka thënë Halil Thaçi.

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Artikuj të ngjashëm