Në dhjetor të vitit të kaluar, Shpend Ahmeti nisi zyrtarisht mandatin e dytë në krye të Prishtinës.
E kabineti i tij ende mbetet i pakompletuar, pasi Drejtoria e Shërbimeve Publike nuk ka një udhëheqës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos kësaj, edhe drejtorët e emëruar ende nuk i kanë përfunduar planet e tyre të punës.
Fillim më i keq sesa në mandatin e parë, po konsiderohen nga opozita, muajt e parë të qeverisjes “Ahmeti II” në kryeqytet.
Sipas tyre, këto probleme nuk janë befasi, veçmas te drejtorët e rinj.
Madje, sipas Halimit, koalicioni i madh ka bërë që në kabinetin e Ahmetit të ketë drejtorë të paaftë.
Ndërsa, Stavileci edhe problemin e ajrit, me të cilin po përballet kryeqyteti, e sheh si reflektim të mospunës së drejtorëve.
Por, vetë Ahmeti thotë se ata janë duke punuar në bazë të programit me 100 zotimet, të prezantuar në fushatë.
Sipas opozitës, tjetër faktor në vonesat për emërimin e drejtorëve dhe hartimin e planeve nga ta janë edhe problemet në partinë e kryetarit Ahmeti.