Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria vlerëson liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mirëpret rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës nga Komisioni Evropian, dhe vlerëson se kjo është dëshmi e ecjes drejtë integrimit të plotë të vendit tonë në strukturat euroatlantike.

Kjo shpreh edhe një herë përcaktimin e gjithë kosovarëve për një të ardhme euroatlantike, duke praktikuar vlerat demokratike civilizuese perëndimore.

Ky angazhim për të përmbushur kriteret që na ofrojnë me vendet e zhvilluara evropiane do të vazhdojë.

Ndërtimi i shoqërisë demokratike, të qëndrueshme, të zhvilluar dhe me mirëqenie të qytetarëve, është synim i vazhdueshëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Qeveria shprehin bindjen se qytetarët dhe institucionet e Kosovës do të dinë të vlerësojnë drejtë dhe të respektojnë vendimet dhe rregullat e institucioneve evropiane për lëvizje të lirë.

Edhe Opozita mirëpret vendimin për vizat Arbëri Opozita mirëpret vendimin për vizat

Në këtë drejtim, ne garantojmë mbështetje institucionale për respektimin e kritereve, rregullave dhe procedurave që lidhen me këtë rekomandim të Komisionit Evropian.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Qeveria e Kosovës presin që ky rekomandim do të marrë mbështetjen edhe nga Parlamenti Evropian dhe nga Këshilli i Ministrave.