Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që çështja e furnizimit me energji elektrike të merret me seriozitet, si dhe të ketë bashkëpunim për sigurimin e financave rreth shpronësimit.
Ajo ka shtuar se “furnizimi me energji elektrike është një çështje që po trajtohet me seriozitet nga ana e Qeverisë”.
Ndërsa kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se shqetësues është fakti që përkundër se kosovarët flenë nën miliardat e thëngjillit, tash e 17 vjet nuk është bërë asgjë për ndërtimin e kapaciteteve rigjeneruese.
Ai ka shtuar se energjetika duhet të trajtohet më profesionalisht, ndërsa ka kërkuar që ky sektor “të depolitizohet dhe dekrimininalizohet”.
Ndryshe, drejtues të KEK-ut kanë paralajmëruar kolaps energjetik brenda dy javësh nëse nuk zgjidhet çështja e shpronësimit të objekteve në Shipitullë dhe Hade, vende ku KEK do të krijojë mihje të reja.
-
Qeveria e merr seriozisht problemin e mungesës së thëngjillit
-
Qeveria e merr seriozisht problemin e mungesës së thëngjillit
-
Bajrami: Po të kishim Kuvend do të diskutonim për KEK-un dhe mafinë energjetike
-
Bajrami: Partia në pushtet, përgjegjëse pse s'ka rrymë
-
KEK-u për akuzat e Bajramit: Kush ka informata t’i dërgojë në organet e drejtësisë