Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë kryeministri, Isa Mustafa, ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që çështja e furnizimit me energji elektrike të merret me seriozitet, si dhe të ketë bashkëpunim për sigurimin e financave rreth shpronësimit.
Ajo ka shtuar se “furnizimi me energji elektrike është një çështje që po trajtohet me seriozitet nga ana e Qeverisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se shqetësues është fakti se përkundër se kosovarët flenë nën miliardat e thëngjillit tash e 17 vjet nuk është bërë për ndërtimin e kapaciteteve rigjeneruese.
Ai ka kërkuar që energjetika të trajtohet më profesionalisht, siç ka thënë, "të depolitizohet dhe dekrimininalizohet”.
Ndryshe, drejtues të KEK-ut kanë paralajmëruar kolaps energjetik brenda dy javësh nëse nuk zgjidhet çështja.