Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria synon ta ulë papunësinë me 20 milionë euro investime

Foto: Driton Paçarada / Koha

Në tre vjetët e ardhshëm (2018-2020) Qeveria e Kosovës planifikon të investojë afro 20 milionë euro për ulje të shkallës së papunësisë në vend. Prej këtyre mjeteve nga buxheti i Kosovës është paraparë të ndahen 10.252.400 euro, ndërkohë që nga donatorët është planifikuar të merren 9.973.100 euro.

Këto shifra janë dhënë në draft-programin për reforma në ekonomi, ku njëra ndër masat e parapara është ajo për rritjen e qasjes së të rinjve dhe grave në tregun e punës, siç thuhet, përmes ofrimit të shërbimeve cilësore të punësimit, masave aktive të punësimit dhe ndërmarrësisë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtij draft-programi, këto masa synojnë përmirësimin e kapaciteteve të shërbimeve publike të punësimit për punëkërkuesit, të papunët dhe punëdhënësit, nëpërmjet funksionalizimit të plotë të agjencisë së punësimit të Republikës së Kosovës, si dhe ofrimi i shërbimeve cilësore për ndërmjetësim në punësim dhe aftësim profesional.

Gjithashtu thuhet se synohet edhe zgjerimi i masave aktive në tregun e punës si: punë publike, subvencionim i pagave, vetëpunësim, promovim i ndërmarrësisë, praktika në punë apo trajnimi në punë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)