Qeveria e Kosovës nuk ka dashur të tregojë se sa ua ka rritur pagat një pjese të kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin.
Për KTV-në, Zyra e Ramush Haradinajt ka thënë se ky vendim është marrë për të nivelizuar pagat me Presidencën dhe Kuvendin.
Aktualisht, paga e Ramush Haradinajt është rreth 1 mijë e 500 euro, derisa këshilltarët e tij paguhen me rreth 700 euro.
Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një herë më të madhe e kanë pagën Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit.
Hashim Thaçi paguhet 2 mijë e 663 euro, kurse Kadri Veseli 2 mijë e 753 euro.
Këshilltarët e Thaçit dhe Veselit në fakt kanë gjithashtu pagë jashtëzakonisht të lartë.
Edhe
Haradinaj ia dyfishon pagën vetes, ia kalon Thaçit e Veselit
Ata paguhen me pagë deri në 1 mijë e 700 euro me shtesa mbi atë bazë.
Derisa në Kosovë, paga mesatare është rreth 360 euro.
Qeveria, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është kritikuar edhe për numrin e lartë të zëvendësministrave në kabinetin e tij.