Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj ia dyfishon pagën vetes, ia kalon Thaçit e Veselit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.

Në këtë rritje pagash qeveritare janë përfshirë edhe ministrat e zëvendësministrat që janë rreth 70.

Paga e Haradinajt deri më tani ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto ngrihet për 100 për qind dhe është 2950 euro në muaj, transmeton Koha.net.

Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë, një herë më të madhe e kanë pagën Presidenti dhe Kryetari i Kuvendit.

Hashim Thaçi paguhet 2 mijë e 663 euro, kurse Kadri Veseli 2 mijë e 753 euro.

Edhe Qeveria s’tregon sa ua ka rritur pagat një pjese të kabinetit të vet Arbëri Qeveria s’tregon sa ua ka rritur pagat një pjese të kabinetit të vet

Këshilltarët e Thaçit dhe Veselit në fakt kanë gjithashtu pagë jashtëzakonisht të lartë.

Ata paguhen me pagë deri në 1 mijë e 700 euro me shtesa mbi atë bazë.

Derisa në Kosovë, paga mesatare është rreth 360 euro.

Qeveria, e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, është kritikuar edhe për numrin e lartë të zëvendësministrave në kabinetin e tij.

Edhe Haradinaj bëhet me 35 këshilltarë, zv/kryeministrat me nga 9-11 të tillë Arbëri Haradinaj bëhet me 35 këshilltarë, zv/kryeministrat me nga 9-11 të tillë

Ky është vendimi i plotë i qeverisë Haradinaj për ngritje pagash:

http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Vendimet_e_mbledhjes_se_20.pdf

Image
Image