Qeveria është e vendosur që çështjen e demarkacionit me Malin e Zi ta dërgojë në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, nëse nuk arrin pajtimi me Malin e Zi për kthimin e procesit në pikën zero, shkruan sot Koha Ditore.
Por që kjo të ndodhë Ekzekutivi duhet paraprakisht t’i japë epilog marrëveshjes në Kuvend dhe të bindet pala tjetër për zgjidhjen e kontestit në arbitrazh ndërkombëtar. Por vendimet e arbitrazhit jo çdoherë kanë gjetur zbatim.
Kroacia është duke refuzuar ta zbatojë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare, e cila i ka dhënë të drejtë Sllovenisë për një pjesë të kontestuar të kufirit. Megjithatë, në Qeverinë e Kosovës kanë thënë se do ta pranojnë verdiktin e arbitrazhit çfarëdo që të vendoset. Opozita nuk e konsideron opsion të duhur dërgimin e demarkacionit në arbitrazh.
Kryeministri Ramush Haradinaj përmendi në fundjavë mundësinë që demarkacioni me Malin e Zi të përfundojë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit, me seli në Hagë. Muharrem Nitaj, këshilltar i kryeministrit Haradinaj, ka thënë se ky opsion do të vijë në zbatim nëse Mali i Zi nuk ka vullnet që demarkacioni të zgjidhet midis palëve...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria shpreson t’i bëjë votat për demarkacion deri të enjten
-
Haradinaj në kërkim të një “justifikimi” për ta mbështetur demarkacionin
-
Rinegociimi dhe arbitrazhi në Projektligjin për demarkacionin
-
Haradinaj u kërkon deputetëve t’i japin përgjigje demarkacionit
-
Darmanoviq për Arbitrazhin: Qëndrimi i Haradinajt nuk paraqet realitetin aktual