Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria s’flet për qëndrimin e SHBA-së dhe NATO-s

Qeveria ka hezituar të flas lidhur me reagimet e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të cilët kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth propozimit të fundit për të transformuar FSK-në në ushtri pa ndryshimin e Kushtetutës.

KosovaPress ka folur me Bajram Gecajn, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, por ai nuk ka dashur të flas, duke rekomanduar që t’i drejtohen Presidencës, Kuvendit dhe Ministrisë së FSK-së.

As zyra e kryeministrit nuk ka dashur të flas lidhur me atë se si do të veprojnë pas këtyre reagimeve, pasi projektligji ka shkuar në Qeveri dhe kjo e fundit do të duhet t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, për krejt këtë situatë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet mediave në ora 18:00.

Artikuj të ngjashëm