Qeveria e Kosovës ka marrë vendim me të cilin ka ngritur vlerën e zotuar për subvencionim së energjisë në vlerë prej 90 milionë eurosh, nga 75 milionë sa ishte në një vendim të mëhershëm. Vendimi ka dalë nga mbledhja e 60-të e Qeverisë Kurti, që është mbajtur online, sipas njoftimit të Qeverisë.
“Në mbledhjen e sotme është miratuar propozimi i Ministrisë së Ekonomisë për zotimin e Qeverisë për subvencionimin e pagesës së energjisë nga konsumatorët. Sipas vendimit të miratuar, Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar për subvencionim të energjisë në shumën prej 90.000.000.00 € (nëntëdhjetë milionë euro)”, thuhet në njoftim.
Sipas Qeverisë, vendimi synon të ulë ndikimin e tarifave të energjisë për konsumatorët.
“Ky vendim është marrë pas rritjes enorme të çmimeve të importit, që ka shkaktuar krizën e furnizimit me energji elektrike në vend”, thuhet më tej në njoftim.
-
Jo të gjitha komunat do të përfitojnë nga pakoja 75-milionëshe për energjinë
-
Pas shtrenjtimit të rrymës, Kurti premton mbështetje për ata që shpenzojnë deri në 800 kWh
-
Qeveria ndan mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të tarifave të rrymës
-
Ndahen edhe 5,4 milionë euro për subvencionim të energjisë
-
Publikohet kalkulatori që tregon sa është subvencionuar rryma